Fuqitë e hatashme të hudhrës për humbje në peshë

  • 17 June 2018 - 10:08
Fuqitë e hatashme të hudhrës për humbje në peshë

Hudhra është shumë popullore, është praktikë në secilën kuzhinë botërore. Pos shijes, posedon edhe disa përbërës të caktuar që janë të përsosur për humbje në peshë. Hudhra është e hatashme për të gjithë ata që duan të humbin në peshë dhe të jenë të shëndetshëm. Vepron që nga reduktimi i stresit e deri te shërimi i infeksioneve bakteriale.

VETITË SHËRUESE TË HUDHRËS

Hudhra përdoret në shumë mënyra në mjekësinë natyrale. Vepron si antibiotik, e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin dhe rregullon insulinën. Trajton edhe problemet me zemër, arterosklerozën, reumatizmin dhe komplikimet e diabetit.

HUDHRA PËR HUMBJE NË PESHË

Megjithatë, në sasi të madhe është kundër produktive për njerëzit me gjakderdhje sepse është një antikoagulant. Po ashtu, mundet të shkaktojë rritim në stomak. Por, siç kemi thënë, vetitë e saj shëruese janë të panumërta dhe të ndryshme. Hudhra ofron edhe këto veti shëruese, ndihmon te: Infeksionet e zorrëve, Hemorroidet, Urdhja orale, Stresi dhe pagjumësia, Tromboza dhe arresti kardiak, Temperatura, Edema, Anemia.

E PAPËRPUNUAR APO E GATUAR?

Nëse dëshironi ta përdorni hudhrën për humbje në peshë, vepron si e gatuar, po ashtu edhe e papërpunuar. Kur është e shtypur, lirohet alicina që vepron si antibiotik dhe antioksidues. Kur është e gatuar, liron përbërësit reladenosene dhe ajoene. Këta përbërës kanë efekt kundër mpiksjeve të gjakut dhe ndihmojnë në kontrollimin e kolesterolit. Te humbja në peshë,hudhra përmirëson tretjen, pasi ngrit sekretimin e thartirave në stomak. Nivelin e sheqerit në gjak e mban nën kontroll dhe heq helmet dhe lëngjet e tepërta nga organizmi.

KËSHILLA PËR PËRDORIMIN E HUDHRËS PËR HUMBJE NË PESHË

Nëse qëllimi juaj është të humbni në peshë duke e përdorur hudhrën, kombinoni 1 lugë vaj ulliri me 1 thelb të shtypur të hudhrës. E konsumoni çdo mëngjes së paku gjysmë orë para kafjallit. Opsioni tjetër: Përzieni 1 hudhër të papërpunuar me 1/2e lugës kanellë në një gotë me ujë të vluar. Nëse e pini këtë lëng çdo ditë ndaras nga shujtat, ndryshimet në trup do t'i dalloni shumë shpejt. 

(Kosova Sot)