USHQIMET QË I JAPIN TRUPIT ENERGJI

  • 18 June 2018 - 08:49
USHQIMET QË I JAPIN TRUPIT ENERGJI

Falë karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, trupi i njeriut ka nevojë për energjinë për t'i kryer të gjitha aktivitete ditore. Megjithatë, shpejt lodhet apo ka dhimbje, kjo është shenjë se ka nevojë për "derivate", për t'i ofruar energji trupit dhe të vazhdojë tutje. Investoni në këto ushqime, sepse janë të shëndetshme dhe i japin energji trupit.

ÇOKOLLATA E ZEZË

E përbërë së paku 60 për qind me kakao, çokollata është ushqim ideal për t'i dhënë energji trupit dhe për të përmirësuar disponimin. Përmban sasi të konsiderueshme me minerale dhe proteina që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit imun, funksionon si antioksidues dhe ndihmon në rritjen e serotoninës dhe endorfinës, hormone të lumturisë.

MANGO

Mango është i pasur me vitamina C, kalcium, bakër, magnez dhe kalium. Bashkë me sheqernat që përmban, ndihmojnë në stimulimin e trupit dhe ofrojnë energjinë e nevojshme. Po ashtu ndikojnë për të pasur shikim më të mirë, normalizojnë shtypjen e gjakut dhe luftojnë sëmundjet infektuese. Po ashtu, mungon funksionon si antioksidues, duke përmirësuar qarkullimin.

FARAT ÇIA

Pos se e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, shërbejnë edhe si antioksidues dhe ju ofrojnë ndjenjën e të qenët ngopur për një periudhë të mirë kohore, farat çia janë ushqim super energjik. Përmbajnë aminoacidet omega 3, fibra, fosfor, magnez, kalcium dhe kalium. Parandalojnë hipertensionin, ankthet dhe metabolizmit i ofrojnë energji.

MJALTI

Me një lugë mjaltë në mëngjes dhe një tjetër gjatë pasdites, trupi juaj furnizohet me vitamina, minerale, antioksidues dhe energjinë e nevojshme për të eliminuar dhimbjet. Mjalti trajton plagët falë përbërësit antiseptik, ofron ndjenjën e relaksimit dhe qetësisë, si mendor po ashtu dhe fizik. Mjalti ndihmon në trajtimin e gripit dhe kollës. Lufton kapsllëkun derisa mund ta përdorni si ëmbëltues natyral.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër përmban sasi të madhe me kafeinë, që ndihmon në stimulimin e sistemit nervor. Është antioksidues, antibiotik dhe rregullon qarkullimin e gjakut. Pasi vepron si diuretik, rekomandohet në eliminimin e lëngjeve tepricë nga trupi dhe e pastron trupin. Stimulon metabolizmin dhe ndihmon te humbja në peshë. BANANET Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë. Rekomandohen shumë pasi përmbajnë magnez që i forcojnë muskuj. Ofron karbohidrate dhe janë të pasura me fosfor. Po ashtu, trupit i ofrojnë triptofan, që ndihmon në luftimin e depresionit dhe lodhjen emocionale.

(Kosova Sot)