Ja si ta fshihni celulitin shpejt e shpejt!
Vera sa s’ka ardhur, e me të edhe pushimet në det. Por, ju ka kapluar stresi në lidhje me celulitin tuaj? Mos u mërzitni, ka zgjidhje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Llaku i flokëve
Llaku për flokë mund të jetë i dobishëm edhe për maskimin e celulitit. Spërkateni atë në vendin ku keni celulit, qëndroni pa lëvizur derisa të teret dhe – celuliti juaj do të jetë shumë më pak i dukshëm. Llaku i tharë po ashtu do ta reflektojë më shumë dritën, duke krijuar përshtypjen për një lëkurë të lëmuar pa vrimat e vogla.
Preparati për nxirje të lëkurës
Celuliti duket më së shumti në lëkurë të bardhë. Sa më e errët që të jetë lëkura, aq më pak do të duket celuliti. Për këtë shkak edhe kremrat dhe sprejet për nxirjen e lëkurës e maskojnë me sukses celulitin. Efekt të mirë arrin edhe “shimeri”, me xixa shkëlqyese, të cilat mbulojnë mangësitë e vogla.
Dushi i ftohtë
Uji i ftohtë e tërheq lëkurën. Me një ujë sa më të ftohtë që mund ta duroni, të paktën për 5 minuta bëni dush të pjesëve të trupit, të kapluara nga celuliti. Ky i fundit do të tërhiqet përkohësisht.
(Kosova Sot)