Ja si ta fshihni celulitin shpejt e shpejt!

  • 18 June 2018 - 11:12
Ja si ta fshihni celulitin shpejt e shpejt!

Vera sa s’ka ardhur, e me të edhe pushimet në det. Por,  ju ka kapluar stresi në lidhje me celulitin tuaj? Mos u mërzitni, ka zgjidhje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Llaku i flokëve
 

Llaku për flokë mund të jetë i dobishëm edhe për maskimin e celulitit. Spërkateni atë në vendin ku keni celulit, qëndroni pa lëvizur derisa të teret dhe – celuliti juaj do të jetë shumë më pak i dukshëm. Llaku i tharë po ashtu do ta reflektojë më shumë dritën, duke krijuar përshtypjen për një lëkurë të lëmuar pa vrimat e vogla.

 

Image

 

Preparati për nxirje të lëkurës

Celuliti duket më së shumti në lëkurë të bardhë. Sa më e errët që të jetë lëkura, aq më pak do të duket celuliti. Për këtë shkak edhe kremrat dhe sprejet për nxirjen e lëkurës e maskojnë me sukses celulitin. Efekt të mirë arrin edhe “shimeri”, me xixa shkëlqyese, të cilat mbulojnë mangësitë e vogla.

Dushi i ftohtë

Uji i ftohtë e tërheq lëkurën. Me një ujë sa më të ftohtë që mund ta duroni, të paktën për 5 minuta bëni dush të pjesëve të trupit, të kapluara nga celuliti. Ky i fundit do të tërhiqet përkohësisht.

(Kosova Sot)