Shëroni dhimbje të caktuara me bimë të caktuara

  • 18 June 2018 - 11:14
Shëroni dhimbje të caktuara me bimë të caktuara

Llojet e çajit trajtojnë probleme të shumta. A e keni ditur se mund të lehtësojnë kongjestionin, temperaturën, e madje edhe gazrat? 

 

Image

 

DHIMBJET E KOKËS
 

Dhimbjet e kokës janë vërtet shqetë- suese, mund të jenë indikatore edhe të ndonjë problemit tjetër shëndetësor. Nëse dëshironi të shëroni dhimbjet e kokës pa tabletë, provoni me çajin mjekësor ose një nga bimët: Shafrani ka efekt të fortë analgjetiku, kundër inflamacioneve. Manushaqja është bimë që përmban acid acidosalicilik, përbërës që e gjejmë në aspirinë. Luleradhiqja pastron gjakun nga toksinat, që shkaktojnë dhimbjet e kokës. Menta lehtëson kongjestionin dhe dhimbjen.

Image

 

 

 


TRETJA JO E MIRË
 

Infuzionet më të mira që e ndihmojnë tretjen bëhen nga këto bimë mjekësore: Menta është një nga bimët më të mira për tretje dhe për mposhtjen e gazrave. Xhenxhefili forcon lëngjet gastrike dhe parandalon urthin. Balsami i limonit qetëson nervat që ndikojnë në stomak. Kumina: në formë pluhur apo në farë, është ideale në eliminimin e gazrave. 


 

Image

SIMPTOMAT E GRIPIT DHE FTOHJES

 

Te simptomat e para të ftohjes dhe gripit (si temperaturë, kollë dhe mukozë), mund të përgatiten çaj me këto bimë: Trumza dhe eukalipti janë antiseptikë. Menta ul temperaturën. Xhenxhefili pakëson djersitjen dhe ul temperaturën. Specat e kuq pikantë ndihmojnë në hapjen e rrugëve bronkiale, ëmbëltojeni me mjaltë, është antibiotik natyral. 

 
Image

 



KAPSLLËKU
 

Nëse në vazhdimësi vuani nga kapsllëku, duhet të pini çaj nga bima "senna", që është një laksativ tepër i fuqishëm. Sido që të jetë, nëse kapsllëku është kronik, duhet të shmangni këtë laksativ, sepse, edhe pse është natyral, është irritues. Në vend se ta zgjidhin problemin e kapsllëkut, duhet në fillim ta gjeni shkasin. Për të përmirësuar funksionimin e tretjes, merrni një infuzion me bazë luleradhiqen dhe farat e lirit, të ëmbëltuar me mjaltë.

 

Image

 

 

FYTI I THATË

Për shërimin e fytit të thatë keni nevojë për një infuzion që kombinon efekte kuruese me përbërs të ndryshëm: Xhenxhefili e ngroh fytin. Gjethe Delli zbut depërtimin në sinuse. Kumina lufton inflamacionet. Limoni është antiseptik. Majlti është antibiotik. 

Image

 



ANKTHET, NERVOZIZMI DHE STRESI
 

Me qëllim të qetësimit të sistemit nervor, vetes mund t'ia përgatisni një infuzon me bazë livandën, balsam limoni, lëvore të portokallit dhe borzilok. Krejt në fund, mund ta ëmbëltoni me pak mjaltë organik. 

(Kosova Sot)