Shujtat me proteina, ideale për humbje në peshë

  • 18 June 2018 - 19:13
Shujtat me proteina, ideale për humbje në peshë

Nëse dëshironi të humbni apo të dobësoheni për ndonjë kilogram, duhet pasur kujdes dhe vëmendje në ushqimin që e konsumoni. Shumica e njerëzve pa problem fillon të heq kilogramët shtesë kur e shton nivelin e proteinave, sepse trupit i nevojitet më shumë kohë për t'i tretur, t'i shfrytëzojë proteinat, që do të thotë se më pas trupi shpenzon më shumë kalori. Tretja më e gjatë e elementeve me nutriente do të thotë ndjenjë më e gjatë e të qenët ngopur. Kjo nuk mund të arrihet me karbohidrate të thjeshta dhe yndyra. Ato ju ngopin për kohë të shkurtë dhe pas një kohës së shkurtë do ta ndjeni urinë. Një studim ka dëshmuar se si konsumimi i proteinave është kyç për punën e si duhet të metabolizmit. Mënyra në të cilën si punon metabolizmi me shumë gjasë përcakton se si dhe sa do të humbni në peshë dhe si do ta ruani linjën tuaj vitale pas humbjes në peshë. Proteinat po ashtu janë të rëndësishëm për ndërtimin e muskujve. Sa më shumë masë muskulore të keni, trupi shpenzon më shumë kalori. Nëse vërtet dëshironi të humbni në peshë, atëherë gjithsesi se duhet të keni vëmendjen në konsumimin e proteinave. Në ushqim shtoni shujta të pasura me proteina, kufizoni konsumimin e karbohidrateve, jini më aktiv dhe shpejt do t'i dalloni rezultatet!

 

 

(Kosova Sot)