Mjalti, spinaqi dhe kanella, për jetë të shëndetshme

  • 18 June 2018 - 19:17
Mjalti, spinaqi dhe kanella, për jetë të shëndetshme

Mjalti, spinaqi dhe kanella janë ushqime të shëndetshme që mund t'i hasni në secilin hap. Besoni apo jo, me këto ushqime do ta ktheni energjinë e humbur dhe do t'i parandaloni shumë sëmundje. Mjalti: Nëse e keni të vështirë të flini pas një dite stresuese në punë, mjalti ju ndihmon të thelloheni në gjumë. Triptofani, përbërës aktiv në mjaltë, shton sasinë e serotoninës në tru, e kjo ndikon si relaksues për organizmin. Një lugë mjaltë në qumësht apo çaj para gjumit mundet t'ju shkojë për shtati. Kanella: Niveli i ulët i sheqerit në gjak te secili shkakton dhimbje të kokës. Mirëpo, secila sasi e kanellës e parandalon hipoglikeminë, duke shtyrë insulinën që në mënyrë efikase të absorbohet në gjak. Spinaqi: Edhe pse spinaqi jua kujton menynë studentore, spinaqi sot konsiderohet si një nga burimet më të mira për acid folik, vitaminë që është treguar shumë efikase në shërimin e depresionit. Ju mjafton një grusht spinaq të freskët në ditë. 

 

 

(Kosova Sot)