Lëngu nga shelgu i bardhë, plot me vitamina C

  • 19 June 2018 - 15:57
Lëngu nga shelgu i bardhë, plot me vitamina C

Sezoni i shelgut të bardhë është këtu, e derisa ky lis të lulëzojë, është mundësi ideale të provoni këtë pije të shëndetshme të përgatitur prej tij. Lulet e bardha sekretojnë shumë nektar, janë të shijshme sikurse lëngjet, çaji, apo mund ta përdorni edhe në sallatë. Përmban shumë vitamina C, vaj eterik. Megjithëse nga shelgu mund të përgatitet shurup, e po ashtu edhe nga gjethet e tërshërës, ne ju sugjerojmë ta provoni lëngun nga shelgu pasi që përmban veti të shumta shëruese. Udhëzimet: Lulet e shelgut së pari merren para se të çelin, sepse atëherë janë më të pasurat me përbërësit shërues. Më pas, ashtu i vendosni në një kavanoz prej qelqit, derisa të mbushen plot. Vloni ujin dhe e lini të ftohet, e më pas kavanozin e mbushni me ujë, hidhni edhe lëng nga një limon, e mbyllni dhe e lini që të qëndrojë 24 orë. Më pas procedoni dhe ia shtoni mjaltin. Nga e gjithë kjo do të fitoni rreth gjysmë litër lëng të pastër. Lëngun duhet ta pini menjëherë, pjesën e mbetur e ruani në ftohës, por jo më gjatë se dy javë.

 

(Kosova Sot)