Kujdes sasinë: Konsumimi i tepërt i këtyre perimeve dëmton shëndetin

  • 19 June 2018 - 16:01
Kujdes sasinë: Konsumimi i tepërt i këtyre perimeve dëmton shëndetin

Nutricistët dhe mjekët preferojnë që çdo ditë në menynë tuaj që hani perime, por nëse e teproni me disa, nuk kanë ndikim pozitiv në shëndet. Artiçoku: Të pasura me fruktan, lloj të fibrave që nuk treten, mund të shkaktojë fryrje dhe gazra. Po ashtu, mund të jenë problematike për njerëzit që kanë mëlçi të sëmurë. Lakra jeshile: Lakra e vogël po ashtu mund të shkaktojë fryrje dhe gazra, kështu që njerëzit me stomak problematik duhet ta shmangin. Këtij grupi i takon edhe lulelakra. Domatet nga konserva: Domatja e freskët është e shkëlqyeshme, e ajo e zier edhe më e mirë, sepse liron likopen që ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por, domatet nga konserva nuk i kanë këto tipare. Patatet: Perimja e preferuar e shumë njerëzve është përplot me karbohidrate që trupi shpejt i tretë, prandaj niveli i insulinës në gjak kërcen shpejt dhe po ashtu bie.

 

 

(Kosova Sot)