Zbulim revolucionar: Shkencëtarët kanë i laçin për sëmundjen që vret miliona njerëz?

  • 19 June 2018 - 16:00
Zbulim revolucionar: Shkencëtarët kanë i laçin për sëmundjen që vret miliona njerëz?

Shkencëtarët nga Instituti për AIDS të universitetit në Hong- Kong kanë pohuar se me gjasë kanë gjetur "ilaçin funksional" për HIV, virusin që e shkakton AIDS-in. Bëhet fjalë për antitrupin që do të mund të përdorej edhe për parandalimin dhe për shërimin e sëmundjes së rëndë. Studimet që i ka udhëhequr profesori Chen Zhivei janë bërë në momentin kur Kina po përballet me përhapjen e epidemisë së AIDS-it. Virusi HIV e dobëson sistemin imun, prandaj janë të infektuar njerëzit shumë të ndjeshëm në infeksione. Ky zbulim që është testuar në minj, tregon se antitrupi i ri mund të ndihmojë në kontrollimin e virusit dhe në eliminimin e qelizave të infektuara. Antitrupi do të jetë në gjendje të shërojë të gjitha variantet e HIV-it, që është risi, ka thënë Chen, marrë parasysh se nuk ekziston ndonjë vaksinë unike për shërimin e të gjitha llojeve të HIV-it. - Antitrupi rishtazi i zbuluar ndikon kundër të gjithave dhe ky është dallimi më i madh - ka thënë Chen. Chen thotë e me 'ilaçin funksional' nënkupton sasinë e viruseve në trup që janë aq të ulëta saqë mund të detektojë, derisa njerëzit marrin injeksione me antitrupa, ndoshta tre muaj apo edhe më rrallë. Ky zbulim është publikuar në revistën shkencore për studime klinike në biomjekësi.

 

(Kosova Sot)