SHURUPI I BORONICAVE NGADALËSON PLAKJEN DHE NDIHMON KUNDËR KANCERIT

  • 19 June 2018 - 15:53
SHURUPI I BORONICAVE NGADALËSON PLAKJEN DHE NDIHMON KUNDËR KANCERIT

Studime të shumta kanë dëshmuar se boronicat ngadalësojnë procesin e plakjes, ndalojnë fazën fillestare të kancerit dhe ndihmojnë në kontrollimin e diabetit. Për përgatitjen e shurupit nevojiten boronica të freskëta, t'i pastroni, t'i shtypni dhe t'i lini brenda natës në një vend të ftohtë. Të nesërmen, lëngun e fituar nga boronicat ta derdhni në një enë të pastër, e ngrohni deri të vlojë e më pas i shtoni sheqer. Në çdo litër lëng shtoni një kilogram sheqer. Përzierjen më pas e vloni përsëri, e gjatë zierjes shkumën e krijuar e hiqni. Shurupin e derdhni në një shishe të pastër, e mbyllni dhe e pini kur të jetë ftohur. 

 

(Kosova Sot)