Kafjalli, sa i jashtëzakonshëm po aq i shëndetshëm

  • 20 June 2018 - 08:29
Kafjalli, sa i jashtëzakonshëm po aq i shëndetshëm

Hurmat janë ushqim shumë i shëndetshëm për sistemin tretës. Njihet si ushqimi më i fortë kundër parazitëve, shkatërrojnë kërpudhat e dëmshme dhe materiet tjera. Hurmat po ashtu kthejnë në normale sistemin e zorrëve, eliminojnë ushqimin që nuk është tretur nga zorrët. Po ashtu, është ushqim ideal për sportistët sepse përmban kalium dhe sheqer, materie të përsosura për funksionimin e trurit. Për ta përjetuar efektin shërues maksimal të hurmave, për çdo ditë duhet të hani midis katër deri gjashtë hurma.

Nëse dëshironi gjumë të rehatshëm hani një të tillë para gjumit. Kjo recetë që ju sjellim është për të gjithë ata njerëz që janë gjithmonë në lëvizje. Mund ta hani si zamër, të vetme apo ta përzieni me ndonjë lëng. Përbërësit: 2 gota hurma, pa bërthamë ¼ e gotës miell kokosi ¼ e gotës badem ¼ e lugës kripë deti Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni në blender derisa të fitoni një masë me strukturë më të trashë. Më pas e aplikoni në enë prej qelqit dhe frigorifer, më së gati dy javë.

(Kosova Sot)