5 lloje të shijshme të çajit, që ndihmojnë në humbjen në peshë

  • 20 June 2018 - 08:27
5 lloje të shijshme të çajit, që ndihmojnë në humbjen në peshë

ÇAJI I GJELBËR

I konsideruar si një ndër llojet e çajit më të mirë për dobësim, çaji i gjelbër është një pije antioksidues që ndihmon në reduktimin e yndyrave për një periudhë të shkurtë kohore. Përbërësit: 1 lugë çaj të gjelbër (5 g) 1gotë ujë (250 ml) Përgatitja: Shtoni çajin e gjelbër në një gotë me ujë dhe e vloni në temperaturë të ultë për 5 minuta. E hiqni nga pllaka, prisni për 10 minuta dhe e kulloni. Si ta konsumoni: Pini një gotë çaj të gjelbër në stomak të thatë dhe një gotë pasdite. Ta konsumoni së paku 3 herë në javë.

ÇAJI I BARDHË

Disa njerëz pohojnë se çaji i bardhë është më shumë efektiv në termin e humbjes në peshë. Ka më shumë antioksidues se çaji i gjelbër dhe ndihmon në parandalimin e formimit të qelizave yndyrore duke stimuluar hedhjen e helmeve. Përbërësit: 1 lugë çaj të bardhë (5 g) 1 gotë ujë (250 ml) Përgatitja Shtoni çajin e bardhë në një gotë me ujë të vluar. E lini në temperaturë të ulët për 3 minuta dhe e hiqni nga pllaka. E lini të pushojë për 10 minuta dhe e kulloni. Si ta konsumoni: Pini një gotë çaj të bardhë në stomak të thatë, apo gjatë kafjallit. Ta konsumoni çdo ditë.

ÇAJI I KUQ

I njohur edhe si çaji "rooibos", gjethet për këtë çaj vijnë nga lisi i kuq nga Afrika. Posedon antioksidues të fuqishëm që ndihmojnë në heqjen e yndyrës tepricë. Përbërësit: 1 lugë çaj të kuq (15 g) 1gotë ujë (250 ml) Përgatitja: Lugën plot me çaj të kuq e vendosni në një gotë me ujë dhe më pas e vloni. Kur të ketë vluar, e mbuloni, e lini të qëndrojë për 10 minuta dhe e kulloni. Si ta konsumoni: Pini një gotë çaj të kuq në mëngjes çdo ditë. ÇAJ ME

GJETHE DAFINE DHE KANELLË

Gjethet e dafinës përmbajnë substanca me antioksidues që forcojnë efektin e kanellës në të mirë të humbjes në peshë. Kjo përzierje detokson, si dhe rregullon glukozën e gjakut. Përbërësit: 1 lugë gjethe të dafinës (5 g) ½e lugës kanellë (2 g) 1 gotë ujë (250 ml) Përgatitja: Shtoni gjethet e dafinës dhe kanellën në një gote me ujë. E vloni dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kësaj kohe, e kulloni mirë. Si ta konsumoni: Këtë çaj ta konsumoni në stomak të thatë së paku 3 herë në javë. Për detoksim, ta konsumoni 3 javë rresht.

ÇAJ ME ARTIÇOK DHE LIMON

Kjo pije natyrale me artiçok dhe limon është bërë popullore për efektet e tij për ndihmën që ofron në humbjen në peshë. Lufton mbetjen e lëngjeve dhe përmirëson normën metabolike kështu që yndyrat i shkrini më me lehtësi. Përbërësit: 1 artiçok 2 gota ujë (500 ml) Lëngun nga një limon Përgatitja: Copëtoni artiçokun në disa pjesë dhe e vendosni në një enë me ujë. E vloni dhe më pas ia shtoni lëngun e limonit. E lini të pushojë për 15 minuta dhe e kulloni. Si ta konsumoni: Pini një gotë në stomak të thatë në mëngjes, një në mesditë dhe një në mbrëmje. Ta konsumoni çdo ditë së paku 3 herë në javë.

(Kosova Sot)