GJASHTË "SMOOTHIE" MË TË MIRA PËR VERË

  • 21 June 2018 - 08:51
GJASHTË

Lëngjet apo përzierjet që jua sjellim në vazhdim janë ideale për freskim, për ta zgjuar dhe ringjallur organizmin dhe për të kthyer forcën pas ushtrimeve

BORONICA + BANANE + FARA ÇIA

Në blender vendosni një gotë e gjysmë boronica të ngrira, një banane që e keni ngrirë paraprakisht, gjysmë gotë jogurt grek dhe dy lugë fara çia. Të gjitha së bashku i përzieni derisa të fitoni një masë unike. Nëse dëshironi shije më të ëmbël, shtoni një lugë mjaltë dhe përzieni përsëri.

XHENXHEFIL + DARDHË

Në blender përzieni dy gota e gjysmë dardha të ngrira, gjysmë gotë jogurt grek, gjysmë gotë qumësht pa yndyrë dhe një lugë të vogël xhenxhefil të bluar. Nëse është nevoja, pijen mund ta ëmbëltoni me mjaltë. TRANGUJ +

AVOKADO + MENTË

Në blender vendosni një avokado të pastruar, gjysmë trangulli të prerë në pjesë, gjysmë gotë jogurt grek, një grusht gjethe të freskëta të mentës, një lëvore limoni të copëtuar dhe pesë kubëza akulli. I përzieni derisa të fitoni një masë homogjene dhe sipas nevojës ëmbëltoni me mjaltë.

MJEDRA + KAKAO + BANANE

Në blender përzieni dy gota mjedra të ngrira, një banane të ngrirë, gjysmë gotë jogurt grek, një të katërtën e gotës qumësht pa yndyrë dhe dy lugë të mëdha kakao pluhur. Sipas nevojës ëmbëltoni me mjaltë. BANANE + FLLUSKA Në blender vendosni një banane, gjysmë gotë jogurt grek me shije vanilje, gjysmë gotë flluska, gjysmë gotë dredhëza, dy lugë mjaltë dhe një gotë qumësht me përqindje të ulët të yndyrës. Sipas dëshirës, hidhni kanellë.

"SMOOTHIE' PAS USHTRIMEVE

Në një enë hidhni dy mollë të copëtuara (me ose pa lëvore), një grusht spinaq dhe 1/3 e ananasit. Më pas, në blender hidhni lëngun e fituar dhe ia shtoni një avokado me madhësi mesatare dhe një lugë proteina pluhur. Gjithçka përzieni në blender derisa përbërësit të bashkohen dhe të krijohet një masë homogjene.  

(Kosova Sot)