Superushqimet për eshtra të fortë

  • 21 June 2018 - 11:31
Superushqimet për eshtra të fortë

Superushqimi në vete përmban të gjitha elementet që plotësojnë një spektër të gjerë të nevojave me vitamina, minerale, proteina dhe aminoacide. Nëse ju keni telashe me eshtrat ose dhimbjet në nyja, atëherë konsumoni këto ushqime:, trasmeton gazeta Kosova Sot

ÇAJI I GJELBËR

Gjethet e çajit të gjelbër përmbajnë substancë aktive, e cila parandalon shfaqjen e artritit dhe artrozës.

SALMONI

Ky lloj i peshkut posedon sasi të madhe me aminoacide omega 3, të cilat kanë efekt antioksidues dhe kundër inflamacioneve dhe ndryshimeve në eshtra dhe nyja që paraqiten me rastin e plakjes.

PEMËT DHE PERIMET ME NGJYRË TË KUQE

Pemët dhe perimet me ngjyrë të kuqe përmbajnë betakarotinë. Ky antioksidues mbron prej ndikimeve negative në inde. 

(Kosova Sot)