Sinoziti, kjo sëmundje kaq e shpeshtë. Këshillat që duhet të kemi parasysh për ta evituar

  • 21 June 2018 - 14:53
Sinoziti, kjo sëmundje kaq e shpeshtë. Këshillat që duhet të kemi parasysh për ta evituar

Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Nëse e kuptoni se dhimbja juaj lidhet me sinozitin duhet të keni parasysh këto këshilla.
1-Evitoni diellin në pikun e vapës.
2-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë.
3-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
4-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
5-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
6-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

(Kosova Sot)