KY ÇAJ ËSHTË ÇUDIBËRËS, NUK ËSHTË ÇAJI I GJELBËR

  • 21 June 2018 - 15:50
KY ÇAJ ËSHTË ÇUDIBËRËS, NUK ËSHTË ÇAJI I GJELBËR

Çaji i zi është një nga më popullorët në botë, por kur në pyetje janë vetitë shëruese më shpesh është folur për çajin e gjelbër, për të cilin disa studime e kanë dëshmuar se ndihmon te humbja në peshë, si dhe ka shumë veti tjera shëruese. Por studimi më i fundit ka dëshmuar se si çaji i zi nuk duhet të anashkalohet, sepse është po aq i dobishëm për humbje në peshë, po aq sa edhe çaji i gjelbër - vetëm në mënyrë të ndryshme. Studimi ishte bërë në universitetin e Kalifornisë, udhëhequr nga Susanne Henning e që ishte publikuar te "European Journal of Nutrition". Të dy llojet e çajit përmbajnë polifenole, antioksidues që mbrojnë strukturën qelizore nga efekti i dëmshëm i radikaleve të lira. Çaji i zi ndihmon edhe te puna e mëlçisë. 

 

 

(Kosova Sot)