Harrojeni dietën "5:2", është koha për regjimin "16:8"

  • 22 June 2018 - 21:39
Harrojeni dietën

Aplikimi i dietës "16:8" nxit humbjen në peshë pas 12 javësh, sugjeron studimi më i fundit. Duke konsumuar gjithçka që dëshironi për tetë orë midis orës 10 në mëngjes dhe 6 pasdite, dhe agjërimi për 16 orët e mbetura të ditës, shkakton që njerëzit të humbin rreth ter për qind të peshës së tyre trupore në tre muaj, sugjeron studimi. Kjo është më ndryshe nga dieta popullore "5:2", që ndjekësve të vet ju lejon të ushqehen normalisht për pesë ditë të javës dhe të konsumojnë vetëm 25 për qind të marrjes tipike të kalorive - 500 për femrat, 600 për meshkuj - për dy ditët e mbetura. Megjithëse numërimi i kalorive nuk është pjesë e "16:8", reduktimi i dritares së konsumimit bën që njerëzit të konsumojnë 300 kalori më pak në ditë, që nxit humbjen në peshë, shton studimi. Autorja e studimit Krista Varady, nga "University of Illinois", ka thënë: 'Porosia nga ky studim vjen se ka opsione për humbjen në peshë që nuk përfshijnë llogaritjen e kalorive apo eliminimin e ushqimeve të caktuara. 'Dieta "16:8" mund të jetë më e lehtë për njerëzit për ta ndjekur. Më shumë se një e treta e të rriturve në Amerikë dhe 26 për qind në Mbretërinë e Bashkuar janë me mbipeshë. Kjo rrezikon nga sëmundjet e zemrës, pika në tru dhe problem me veshka.

SI ISHTE BËRË STUDIMI

Hulumtuesit kishin analizuar 23 persona me mbipeshë me një mesatare të moshës 45-vjeçare. Midis orës 10 në mëngjes dhe 6 pasdite, pjesëmarrësit kishin mundur të hanin gjithçka që kishin dashur, por kishin mundur të pinë vetëm ujë apo pije me zero kalori. Pjesëmarrësit kohën e ushqimit e kishin shënuar në ditar për 12 javë. Rezultatet e humbjes në peshë dhe ato të shtypjes së gjakut ishin krahasuar me ata që kishin aplikuar një tjetër lloj diete. DIETA '16:8'

ËSHTË NJË TJETËR MJET PËR HUMBJE NË PESHË

Profesoresha Varady thotë: 'Rezultatet që i kemi parë në këtë studim janë të ngjashme me ato që i kemi parë në studimet tjera kalimin në një ditë agjërimi, një tjetër lloj i dietës, por një nga vetitë e dietës '16:8' mundet të jetë që është më e lehtë për njerëzit për ta aplikuar. Dieta '16:8' është një tjetër mjet për humbje në peshë e tani ka edhe fakte shkencore që e përkrahin dhe mbështesin këtë studim. Kur bëhet fjalë për humbjen në peshë, njerëzit duhet ta zbulojnë se çfarë funksionon për ta sepse edhe sasia më e vogël e suksesit mundet të ketë përmirësime në shëndet'. Rezultatet e mëtutjeshme sugjerojnë se dieta '16:8' redukton shtypjen e gjakut por jo edhe nivelin e insulinës dhe kolesterolit. E gjeturat janë publikuar te revista "Nutrition and Health Aging". AGJËRIMI MBRON SHËNDETIN E TRURIT Kjo vjen pas studimit që është publikuar në marsin e kaluar ku thuhet se agjërimi ruan shëndetin e trurit. Dieta me pak yndyrë përfshin 40 për qind më pak kalori se sa konsumimi i rekomanduar që redukton inflamacionet në qelizat e trurit te minjtë, thuhet në studim. Një plan i tillë i ushqimit po ashtu mban në funksion indin e trurit. Rezultatet më tej sugjerojnë se reduktimi i kalorive është më efektive te ruajtja e shëndetit të trurit se sa ushtrimet. Qelizat e trurit kur pësojnë inflamacion janë ndërlidhur me gjendjet si skleroza multiple, që shkakton edhe demencën.

(Kosova Sot)