Për adhuruesit e mishit: dieta me proteina

  • 23 June 2018 - 08:41
Për adhuruesit e mishit: dieta me proteina

J anë analizuar me mijëra komente, qindra këshilla dhe dihet se cilat dieta nuk janë vetëm efikase, por edhe është lehtë për ta aplikuar. Një prej tyre është dieta me proteina. Principi bazë i dietës më të lehtë dhe më efikase për humbje në peshë - pa yndyrë, karbohidrate të shpejta, miell, alkool, pa pemë e drithëra. Mund të hani peshk, mish, perime dhe pije të paëmbëltuara.

SHEMBULL I DIETËS ME PROTEINA:

Dita me proteina: Për kafjall - omëletë me proteina me perime të gjelbra me salmon. Për zamër - jogurt me përqindje të ultë me yndyrë. Për drekë - mish të zier ose mish pule. Për zamër - perime të ziera Për darkë - salmon. Para se të shkoni në shtrat - kefir Dita me proteina e perime: Për kafjall - petulla ose omëletë me qepë, domate dhe speca. Për zamër - djathë me përqindje të ultë me yndyrë me perime të gjelbra. Për drekë: sallatë nga tuna me perime Zamra e pasdites: sallatë me perime Për darkë: mish në skarë me lakër.  

(Kosova Sot)