Dieta me tranguj: Plani i ushqimit që jep rezultate pas vetëm 7 ditësh

  • 24 June 2018 - 08:12
Dieta me tranguj: Plani i ushqimit që jep rezultate pas vetëm 7 ditësh
Humbja në peshë është më e lehtë se kurrë më parë dhe ju nevojiten vetëm shtatë ditë! Hidhni një sy këtij planit të ushqimit kur ushqimi kryesor janë trangujt. Jo vetëm se ju ndihmon në humbjen në peshë, por e përmirëson tretjen, pastron zorrët, detokson organizmin, përshpejton metabolizmin, pastron lëkurën dhe e mbron prej akneve. Trangujt janë të pasur me kalium, vitamina B, K e C, bakër dhe mangan.

KAFJALLI Përzieni një gotë trangull të prerë me një gotë jogurt grek me pak yndyrë. Këtij kafjalli mund t'i shtoni edhe një mollë ose dy pjeshka.

DREKA Opsioni i parë: Përgatitni një sallatë nga perimet me gjethe të gjelbër, tranguj dhe domate dhe e konsumoni me një rriskë bukë nga kokrra e grurit. Opsioni i dytë: Për ta përshpejtuar metabolizmin, provojeni këtë recetë: 1 trangull 1 gotë pemë 2 patate 1 rriskë bukë nga kokrra e grurit Zieni ose piqni pataten dhe e erëzoni me kripë dhe piper. Ta konsumoni me sallatë me trangull dhe bukë. Si zamër, hani sallatë pemësh dhe një gotë çaj. Opsioni i tretë: 1 trangull 1/2 e gotës tunë 2 vezë 2 patate 3 rriska bukë nga kokrra e grurit Zieni ose e piqni pataten dhe e erëzoni me kripë dhe piper. Sipër patates hidhni vezë, tunë dhe rriska trangulli. Drekën ta hani me bukë.

PËRZIERJE ME TRANGULL PËR DREKË Nëse ndjeni urinë midis shujtave, përgatiteni këtë përzierje të shijshme. Pas kësaj përzierje, me siguri nuk do ta ndjeni fajin përse e keni konsumuar. Mund ta konsumoni në sasi të pakufizuar. Përbërësit: 1 trangull 1 mollë Një grusht spinaq Një lugë xhenxhefil Një grusht arra ose badem Bluani trangullin, spinaqin dhe mollën me qumësht të sojës apo bademit. Ndoshta duhet ta shtoni edhe 1/4 e gotës lëng. Shtoni xhenxhefilin e copëtuar, bluani, e zbukuroni me arra. DARKA Shujta e natës është e thjeshtë. Zgjidhni pemën e preferuar dhe kënaquni në sallatë me pemë. Mos hani më shumë s enjë pemë e gjysmë. Ky plan i ushqimit është rigoroz, por shumë efikas. Do ta përshpejtoni metabolizmin dhe trupi juaj fillon t'i shkrijë yndyrat. Për t'i prekur edhe më shpejtë rezultatet, çdo ditë ushtroni me nga 20-30 minuta.

(Kosova Sot)