Lakra e Brukselit, bimë universale për shëndetin

  • 24 June 2018 - 13:39
Lakra e Brukselit, bimë universale për shëndetin

Lakra e Brukselit është bimë e gjelbër, e pasur me nutriente. Vlera energjike në 100 g të lakrës së freskët të Brukeslit përmban 19 kcal, prej tyre 3,7 për qind karbohidrate, 1,8 për qind proteina dhe 0,2 për qind yndyrë. Përmban minerale të ndryshme: bakër (0,18 mg), mangan (0,36 mg), fosfor (46 mg), magnez (81 mg), kalium (379 mg), zink (0,36 mg ), hekur (1,8 mg), selen (0,9 mcg) dhe kalcium (51 mg). Prej vitaminave lakra e Brukselit përmban vitamina C (30 mg), tiaminë (0,04 mg), riboflavinë (0,09 mg), niacinë (0,4 mg), vitamina B6 (0,09 mg), acid folik (8,4 mcg), vitamina E (1,9 mg), vitamina K (830 mcg) vitamina A (306 mcg). Në 100 g lakra e Brukselit përmban 1,6 g fibra dietale, beta karotinë 3,7 mg dhe luteinë dhe zeaksantinë 11 mg. Lakra e Brukselit sidomos është efektive në forcimin e sistemit imun.

Është artikull i shkëlqyeshëm për rregullimin e tretjes, duke e përshpejtuar atë përmes fibrave. Fibrat janë të rëndësishme pasi që për vetes e lidhin edhe ujin tepricë dhe helmet, përshpejtojnë kalimin më të shpejtë të ushqimit nëpër zorrë dhe largojnë dhimbjet me rastin e tretjes. Rregullon shtypjen e gjakut, qetëson, ndikon në sistemin kardiovaskular dhe përmirëson shikimin.

(Kosova Sot)