Ilaçi popullor nga murrizi përmirëson zemrën dhe qetëson nervat

  • 25 June 2018 - 08:37
Ilaçi popullor nga murrizi përmirëson zemrën dhe qetëson nervat

Murrizi, si mbrojtës i fortë i shëndetit, në mjekësinë popullore ka ofruar shumë përdorime, që nga kohërat e vjetra është besuar se fryti i murrizit dhe gjethet shërojnë zemrën, shtypjen e lartë të gjakut, nervozizmin, marramendjet, ndihmon te ngërçet e qafës së mitrës dhe përmirëson punën e zorrëve. Në vendet me mjekësi të përparuar, murrizi edhe sot e kësaj dite përdoret si mjet shtesë në ilaçe dhe konsiderohet të jetë një nga pesë bimët më shëruese në botë. Përmban vaj eterik, alumin, taninë, kalium, kalcium dhe fosfor. Është i pasur edhe vitamina C dhe provitamina A, vitamina K dhe E. Juve ju sjellim recetën nga lëngu i murrizit që është ideal për zemër, enë të gjakut apo nervozizëm. Përbërësit: 2 gota me murriz, 1/2 e gotës kaçe të thata, 4 gota ujë, 1 lugë kanellë, 1/2 e lugës kardamom, 2 lugë sheqer ose mjaltë, lëngun e një limoni. Përgatitja: murrizin, kaçen, kanellën dhe kardamomin i vendosni në ujë dhe i lini të vlojnë. E zieni në zjarr për një orë, e më pas e lini të pushojë dhe të tjera. E kulloni dhe ia shtoni sheqerin apo mjaltin dhe lëngun e limonit, e pini nga një lugë 4 deri 5 herë në ditë.

 

 

(Kosova Sot)