Ushqimet që mund t'i hani sa të doni dhe të mos shtoni në peshë

  • 25 June 2018 - 15:03
Ushqimet që mund t'i hani sa të doni dhe të mos shtoni në peshë
Përderisa nuk ka gjë më të mirë se ushqimi me zero kalori, janë edhe disa ushqime që mund t'i konsumoni dhe mos të keni probleme nëse do të shtoni në peshë, transmeton gazeta Kosova Sot.
 

Rreth 95 për qind e selinos është ujë, por kjo nuk do të thotë se kjo perime nuk ka veti të dobishme të caktuara për shëndetin. Selino përmban kalium, folate, fibra dhe 30 për qind të nevojave të trupit me vitamina K. Posedon vetëm gjashtë kalori për një shërbim. Më së miri do të ishte ta konsumoni derisa është e freskët. 

Image

LAKRA JESHILE

Lakra jeshile është e lehtë për nga kaloritë - një shërbim mesatar me lakër jeshile të papërpunuar ka rreth 33 kalori, por përmban edhe rreth 3 gramë proteina dhe 2.5 gramë fibra për një shërbim. Është një nga ushqimet relativisht të rralla që përmban aminoacidet omega 3, nutrient që shumica e njerëzve e gjejnë vetëm në peshk. 

Image

BORONICAT

Boronicat janë shumë të famshme falë faktit se janë shumë të pasura me antioksidues. Ky fryt është i pasur me më shumë antioksidues se sa secili fryt tjetër. Një gotë mesatare me boronica përmban rreth 14 për qind të dozës ditore me fibra, të rekomanduara për një ditë të vetme, derisa përmbajnë vetëm 85 kalori. 

Image

TRANGUJT

Trangujt janë perime që kryesisht përbëhen nga uji, derisa përmbajnë vetëm 16 kalori për një shërbim. Farat dhe lëvorja e trangujve posedojnë vlerat më të larta ushqyese, kështu që më e mira do të ishte sikur mos t'i qëronit. Lëvorja dhe farat ofrojnë një formë të vitaminave A, për të cilën dihet fare mirë sa e shëndetshme është për sytë. 

Image

DOMATET

Domatet më së miri njihen për faktin se janë të pasura me likopen, një karotenoid ky që ndihmon kundër sëmundjeve kronike dhe po ashtu domates ia dhuron ngjyrën e kuqe. Pos likopenit, domatet përmbajnë edhe vitamina A, C dhe B2,si dhe shumë folate, krom, kalium dhe fibra. Një domate me madhësi mesatare posedon rreth 25 kalori. 

Image

GREJPFRUTI

Studimet kanë treguar se grejpfruti në ushqim ndikon në humbjen në peshë, e shpesh konsiderohet edhe si ushqim dietal. Kjo për faktin se grejpefruti përmban shumë fibra, që ndikon të ndiheni më të ngopur, stabilizon shtypjen e gjakut. Janë vetëm 50 kalori në gjysmë grejpfruti. Vitamina C në grejpfrut redukton rrezikun nga shumë probleme shëndetë- sore, si kanceri dhe problemet me zemër. 

(Kosova Sot)