BIMA SHËRUESE QË RRITET GJITHANDEJ

  • 09 July 2018 - 17:45
BIMA SHËRUESE QË RRITET GJITHANDEJ

Nga ajo mund të përgatitni çaj, yndyrë dhe përzierje të shëndetshme Bima bar veshi (lat. Sempervivum tectorum) është bimë e vjetër. Lulëzon nga korriku e deri në tetor e gjatë kësaj kohe gjethet e bimës përdoren për çaj. Po ashtu, mund të përgatitni çaj, e ky lëng apo çaji shëron të djegurat nga dielli, kafshimi i insekteve, kruarja e syve dhe lythat, njollat nga dielli, urdhjen dhe lëkurën e çare. Lëngu ndihmon edhe te inflamacioni i mishit të dhëmbëve, inflamacioni i veshit dhe gishti.

ÇAJ NGA BARI I VESHIT

Nxit sekretimin e urinës, ndihmon te cikli menstrual me dhimbje dhe dizenteria. Për përgatitje të çajit ju nevojiten: 2 lugë gjethe të imtësuara të bimës dhe 1 gotë ujë të vluar. Përgatitja: Gjethet e bimës i mbuloni me ujin e vluar, i lini edhe për 2 orë, procedoni dhe pini 1/4 e gotës, 4 herë në ditë para shujtave.

MJALTI DHE BAR VESHI SI ILAÇ NATYRAL

Përbërësit: 500 g mjaltë vendor dhe 300 g gjethe të bimës bar veshi. Përgatitja e ilaçit, bimën e bluani dhe e përzieni me mjaltë. E lini për disa ditë. Konsumohet një lugë në lukth të thatë dhe më pas për dy orë nuk hani asgjë.

KREMI NGA BAR VESHI

Përbërësit: 1 grusht gjethe të imtësuara të bimës dhe 200 gramë yndyrë. Përgatitja: Yndyrën e lani në 9 ujëra. Në një enë përzihen të gjithë përbërësit. Në temperature të lehtë e tretni (pa e zier) e më pas e lini të pushojë për 12 orë. Pas kësaj përsëri e ngrohni lehtë, e procedoni dhe e derdhni në kavanoz. E ruani në frigorifer. Kremi është shërues te: - Plagët si pasojë e goditjes - Të ënjturat dhe njollat e diellit - Kafshimet e insekteve. 

(Kosova Sot)