Ushqimet që duhet t'i hani përditë, për t'i pastruar arteriet

  • 16 July 2018 - 10:52
Ushqimet që duhet t'i hani përditë, për t'i pastruar arteriet

Sëmundjet e sistemit kardiovaskular rriten ditë për ditë dhe gjithnjë e më shumë njerëz po vdesin si pasojë e kësaj. Një nga shkaktarët kryesorë për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare janë arteriet e bllokuara. Lajm i mirë është se bllokimin e arterieve mund ta parandaloni duke konsumuar ushqime të caktuara,transmeton gazeta Kosova Sot.

HUDHRA

Hudhra është e pasur me antioksidues, që ndihmojnë dhe parandalojnë efektin e radikaleve të lira, duke e bërë një përbërës esencial në parandalimin e problemeve me zemër dhe arteriet e bllokuara. Konsumimi i rregullt i hudhrës redukton nivelin e kolesterolit në gjak, zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Image

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër përmban sasi të madhe me katehinë, antioksidues që pengon absorbimin e kolesterolit gjatë tretjes. Kënaquni me një apo dy gota çaj të gjelbër në ditë, për të përmirësuar nivelin e lipoideve në gjak dhe për të reduktuar bllokimin arterieve. Çaji i gjelbër është forcues natyral i metabolizmit, që ndihmon të humbni peshë, duke përmirësuar shëndetin kardiovaskular. 

Image

BROKOLI

Brokoli është një perime që është e mbushur me vitamina K, që ndihmojnë në parandalimin e kacifikimit të forcimit të arterieve. Konsumimi i bronkolit, që është i pasur me vitamina dhe me antioksidues, mundet të ndihmojë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, që shkakton gjendje serioze në shëndetin e zemrës. 

Image

FARAT E LIRIT

Një nga burimet më të mira me acide alfalinolenike, farat e lirit njihen për aftësinë e tyre për të reduktuar shtypjen e lartë të gjakut dhe për të pakësuar inflamacionet, duke ndihmuar në mbajtjen të pastra enët e gjakut dhe duke e përmirësuar shëndetin e zemrës në përgjithësi. 

Image

BORONICAT E KUQE

Boronicat e kuqe janë një tjetër ushqim i pasur me antioksidues që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, duke reduktuar kolesterolin e keq, duke rritur prodhimin e atij të mirit. Në fakt, lëngu i boronicave të kuqe ka më shumë antioksidues se secili lëng tjetër. Konsumoni dy shërbime të lëngut 100 për qind organik të boronicave të kuqe. 

Image

MOLLËT

Një mollë në ditë është sekreti për arterie të pastra. Mollët përmbajnë një tip të veçantë të fibrave të njohur si pektinë, e cila redukton nivelin e kolesterolit të keq në gjakrrjedhje. Për më shumë, niveli i lartë i flavonoideve ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të zemrës dhe gjendjeve tjera kardiovaskulare.  

Image

 

(Kosova Sot)