Shërojeni kariesin me djathë

  • 16 July 2018 - 10:53
Shërojeni kariesin me djathë

Stomatologia amerikane, Ada Kuper ka folur për problemin që mundon rreth 90 për qind të popullatës së botës. Për kariesin. Sipas saj, fajtori më i madh për këtë gjendje është mungesa e informatave. Siç thotë ajo, asaj më së shumti i pengon fakti se njerëzit besojnë në mitin se fëmijët dhe adoleshentët janë më të rrezikuar nga kariesi sesa të rriturit. E vërteta e vetme është se fëmijët dhe adoleshentët hanë më shumë ëmbëlsira, prandaj dhëmbët i kanë të prishur. Po ashtu, konsumimi i djathit, sipas saj, neutralizon acidet në gojë, dhe në këtë mënyrë i mbron dhëmbët më mirë se çdo gjë tjetër,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)