Përgatiteni supën e shëndetshme me qepën e malit

  • 16 July 2018 - 10:55
Përgatiteni supën e shëndetshme me qepën e malit

Qepa e egër apo qepa e malit ka efekte pozitive në mbarë organizmin, e mes tjerash e përmirëson edhe qarkullimin, pastron traktin tretës dhe dezinfekton organet e frymëmarrjes. Marrë parasysh faktin se rritet gjatë pranverës, është ideale për pastrimin pranveror të organizmit. Ndihmon edhe te pagjumësia dhe marramendjet, përmirëson kujtesën, ndihmon te osteoporoza dhe artriti, përmirëson dukjen e lëkurës. Në vijim ju sjellim recetën për supë nga qepa e egër: - 40 g qepë të egër; - 5 g hudhër pluhur; - 10 g miell; - piper, vaj, gjethe dafine; - ujë; - ajkë.,raporton Gazeta Kosova Sot

Përgatitja: E pastroni qepën e egër dhe e copëtoni në pjesë të vogla. Në enë piqni qepën e egër dhe hudhrën. Shtoni vajin dhe e zieni. Hidhni ujë dhe erëzat. Shërbeni dhe një lugë ajkë dhe kënaquni me supën e shijshme dhe të shëndetshme. 

(Kosova Sot)