6 ilaçet natyrale bizare, që në fakt funksionojnë

  • 16 July 2018 - 10:56
6 ilaçet natyrale bizare, që në fakt funksionojnë


 

Gjyshet tona kanë pasur metoda jokonvencionale të shërimit. Na besoni, asgjë nuk do t'ju kushtonte, nëse përdorni këto ilaçe të vjetra popullore,transmeton gazeta Kosova Sot.

RRUSHI PA FARA KUNDËR ARTRITIT

 

Gjyshet dhe gjyshërit na kanë thënë se krejt çfarë ju duhet të bëni është që zhytni rrushin pa fara gjatë natës në xhin. Vitaminat e shumta nga rrushi pa fara përzihen me xhin dhe do të pakësojnë të ënjturat dhe lehtësojnë dhimbjet që mund ta ndjeni.

Image

SELINO PËR AROMË TË FRESKËT 

Në bazë të gjysheve dhe gjyshërve, por edhe në bazë të shumë studimeve, që janë bërë deri më tani, selino është përgjigjja e vetme për aromën e keqe nga goja. Nuk ka nevojë të blini freskues dhe çamçakëz të ndryshëm, por vetëm vendosni pak selino në gojë dhe e përtypni.

Image

 

LIMONI KUNDËR DHIMBJES NË VESHË

Kjo është ndoshta një kombinim bizar. Por, me sa duket, nëse shtrydhni pak lëng limoni në sipërfaqen e veshit, kjo mund t'i zbutë dhimbjet. Lëngu i limonit stabilizon nivelin e pH-së në vesh. 

Image

PATATJA E ËMBËL GJATË MENOPAUZËS

Patatja e ëmbël përmban sasi të madhe me vitamina C dhe me vitamina A, që mund të ndikojnë pozitivisht në ekuilibrimin e hormoneve. Përpos kësaj, patatja e ëmbël përmban edhe fibra ushqyese, që ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. 

Image

ULLINJTË KUNDËR TË VJELLAVE

Kjo tani me gjasë ju tingëllon si përrallë e gjysheve. Por, se këtu ka edhe disa fakte që ju mahnitin. Në fakt, ullinjtë posedojnë sasi të madhe me taninë, që mund të ndikojnë në prodhimin e tepërt të pështymës. 

Image

SODA E BUKËS KUNDËR INFEKSIONEVE NË SISTEMIN URINAR

Me sa duket gjyshet dhe gjyshërit kanë përgjigje në gjithçka. Këtu ju ofrojmë edhe një këshillë për t'u shëruar. Shtoni sodë të bukës në një gotë të ujit. Dhe kjo është e tëra. Soda e irriton infeksionet dhe fshikëzën e bën më alkaline dhe parandalon grumbullimin e baktereve të dëmshme.   

Image

 

(Kosova Sot)