Pastroni organizmin nga sheqeri i tepërt me detoksikim treditor

  • 16 July 2018 - 15:38
Pastroni organizmin nga sheqeri i tepërt me detoksikim treditor
Që të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm për organizmin e njeriut, por përse është kështu? Trupi i njeriut sheqerin e shndërron në energji, e sasinë e tij të cilën nuk e përdor, më pas e shndërron në yndyrë, që më tej shkakton mbipeshën. Ne ju sjellim detoksikimin që zgjat tre ditë, pastrimin nga sasia e tepërt e sheqerit. Derisa jeni në detoksikim që zgjat tre ditë, në ushqim përfshini flluskat, frutat me lëvozhgë të fortë, peshkun, mishin e pulës, perimet si dhe jogurtin grek. Nuk ka ndonjë plan të veçantë të ushqimit, thjesht shmangni sheqerin. Për kafjall mund të hani flluska me jogurt grek, e nëse nuk ju pëlqen shija, mund të shtoni edhe disa pemë të preferuara. Pemët vetvetiu përmbajnë sheqer, por ky lloj i sheqerit është natyral, prandaj edhe lejohet. Sidomos gjatë kësaj periudhe kohore duhet të keni kujdes të jeni të hidratuar gjatë tre ditëve sa zgjat detoksikimi. Pini sa më shumë ujë dhe çaj pa sheqer derisa kafenë duhet ta kufizoni në vetëm një filxhan brenda ditës. 

(Kosova Sot)