Ushqimet që zbusin dhembjen

  • 17 July 2018 - 08:21
Ushqimet që zbusin dhembjen
Nëse pas qëndrimit ulur për një kohë të gjatë ndiheni të shtanguar dhe, sapo të ecni keni dhembje në nyja, atëherë ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit dhe do të ndiheni më mirë. Pasurojeni menynë me peshq dhe me pemë të kuqe, shtoni në gjellë kurkuminë. Frutat e detit dhe peshqit, sidomos ata me dhjamë, janë burime të shkëlqyeshme të thartirave yndyrore omega 3, të cilat parandalojnë inflamacionin dhe dhembjet e nyjave. Mjafton që, brenda javës, të hani dy peshq me dhjamë, sikur që është salmoni, tuna, etj. Përpos në peshq, këto thartira yndyrore gjenden edhe në arra, në vaj të ullirit, vezë... Falë veprimit të fuqishëm antiinflamator, pemët e kuqe, si dredhëzat, qershitë, manaferrat, manat, si dhe boronicat dhe rrushi i kuq, janë aleatët më të mirë kundër dhembjes së nyjave. Në anën tjetër, studime të shumta kanë treguar se mëlmesa kurkuminë, në mënyrë efikase bllokon citokinet, substancat që shkaktojnë paraqitjen e inflamacionit. Për këtë shkak, kurkumina është shumë efikase te ata që vuajnë nga artriti reumatoid.

(Kosova Sot)