Si të keni edhe ju bark të rrafshët

  • 17 July 2018 - 08:29
Si të keni edhe ju bark të rrafshët
Nëse konsumoni 12 gjësende të caktuara ushqimore dhe hani vetëm sa zen një pjatë, atëherë për dy javë do të keni gjashtë kile më pak 

DIETA ABS
Kjo dietë është më pak e përqendruar në atraktivitetin fizik të muskujve të barkut, e më shumë te zvogëlimi i rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të sëmundjeve të tjera të cilat vijnë nga beli i gjerë, me dhjam. Gjashtë parimet e kësaj diete janë: gjashtë shujta në ditë, konsumimi i rregullt i pijeve të trasha (smoothy), të qenit i vetëdijshëm rreth asaj se çka të pihet, e çka jo, mos numërimi i kalorive, përqendrimi te 12 gjësendet e preferuara ushqimore.

VETËM USHQIMET E PËRZGJEDHURA
12 gjësendet e preferuara ushqimore, me të cilat pas gjashtë javësh do ta keni një bark të rrafshët, janë: pemët me gëzhojë, bishtajat dhe bizelet, perimet e gjelbra, qumështi me pak yndyrë, gjalpi i kikirikëve, qulli i tërshërës, mishi i bardhë dhe peshku, vaji i ullirit, drithërat integrale, proteinat e hirrës, si dhe pemët e malit.

VETË KOMBINONI SHUJTAT
Gjashtë shujta në ditë nënkuptojnë tri shujta kryesore dhe tri zamra, të cilat ndërrohen midis veti, sipas rregullit themelor që çdo shujtë, të paktën të përmbajë dy, e çdo zamër, të paktën një nga 12 ushqimet e preferuara. Këto gjësende ushqimore janë boshti i kësaj diete, duke qenë se ato janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme dhe me kalcium.

DITA E ËMBËLSIRAVE
Edhe pse gjatë dietës ABS duhet sa më shumë t'i ikni sheqerit të rafinuar, yndyrave të ngopura dhe shurupit të misrit, të pasur me fruktozë, një herë në javë mund të hani çka të doni, ku preferohet që ky të jetë një ushqim për të cilin ju ka marrë malli, si p.sh. torta. Në këtë mënyrë parandalohet që të na mërzitet dieta. Edhe një rregull është zëvendësimi i shujtave, apo zamrave, me "smoothy" të bërë me qumësht me pak yndyrë, me proteina të hirrës, pemë dhe gjalpë të kikirikëve.

SHUMË UJË
Preferohet edhe pirja e tetë gotave me ujë në ditë, me qëllim të mashtrimit të urisë eventuale dhe të eliminimit të helmeve nga organizmi. Përpos ujit, mund të pini edhe qumësht me përmbajtje të vogël të yndyrës, si dhe çaj të gjelbër.

JO ALKOOLIT DHE PIJEVE TË GAZUARA
Sidomos gjatë verës duhet evituar konsumimin e pijeve të gazuara dhe alkoolit, meqë ato kanë shumë kalori dhe mund ta nxisin kthimin e kileve të humbura. Në vend të këtyre pijeve pini çaj të nenexhikut, i cili qetëson dhe e rregullon tretjen, duke zvogëluar fryrjen e barkut. 

(Kosova Sot)