Spondiliatroza një sëmundje shume e shpeshtë, ja këshillat që duhet të keni parasysh

  • 17 July 2018 - 10:34
Spondiliatroza një sëmundje shume e shpeshtë, ja këshillat që duhet të keni parasysh

Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë dhe pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të kenë parasysh këto këshilla.

1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.

2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.

3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.

4-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.

5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.

7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.

8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

(Kosova Sot)