Nga qershitë e deri te çaji i gjelbër "matcha": Ushqimet që e forcojnë metabolizmin, dëshmuar nga shkenca

  • 17 July 2018 - 11:50
Nga qershitë e deri te çaji i gjelbër

Dihet fare mirë se metabolizmi plaket me plakjen e organizmit. Por ekzistojnë ushqime që trupit tuaj ia dhurojnë forcën e nevojshme për të hequr disa nga kilogramët shtesë. Nutricisti Rick Hay shpjegon ese si shkenca e vërteton se këto ushqime bëjnë mrekullinë 

PANXHARI

Në termin e përmirësimit të rezultateve te sportistët, me të madhe panxhari është përdorur në pesë vitet e fundit. Lëngu i saj është përdorur nga olimpistët para dhe pas ushtrimeve, falë përmbajtjes së madhe me nitrate. Efekti I lëngut të panxharit ka qenë temë në një seri të studimeve te "University of Exeter" në Britani, që kanë dëshmuar se pas konsumimit, muskujt e atletëve ishin më të fortë.

QERSHITË

Janë të hijshme, me shije dhe të ëmbla. Hulumtimet e fundit kanë dëshmuar se lëngu I tyre redukton përgjysmë yndyrën. Një studim i publikuar në vitin 2009 te "Journal of Medicinal Food" me vishnja kishin ushqyer një grup minjsh në ushqimin me nivel të lartë të yndyrës. Ekspertët kishin shikuar ndryshimin në peshë, inflamacionin dhe yndyrën në gjak, në krahasim me minjtë pa qershitë në meny. Kishte një lidhje në konsumimin e vishnjave dhe reduktimit të dhjamit në trup, sidomos në stomak, tek ata që kishin pirë lëngun e qershive.

FASULJA E BARDHË

'Ka shumë studime të ndryshme që dalin me faktin se fasulja e bardhë në formë të veshkave bllokon absorbimin e karbohidrateve', thotë Zr Hay. Nëse merrni ekstrakte të suplementeve të fasules së bardhë 15 minuta para secilës shujtë ka quar në reduktimin e peshës dhe hollimin e belit në krahasim me ata që kishin marrë placebo në studimin, i cili ishte publikuar te revista 'The Journal of Applied Research' më 2010. Edhe disa studime tjera kishin rezultate të ngjashme.

EKSTRAKTET E KAFESË SË GJELBËR

Ekstraktet e papjekura nga plantacionet e kafesë, apo ekstraktet e kafesë së gjelbër, është dëshmuar se ndihmojnë kundër absorbimit të glukozës në zorrë. Një studim i publikuar më 2011 në "Gastroenterology Research and Practice" ka thënë se faktet ishin premtuese për efektin e ekstrakteve kundër mbipeshës dhe se gjithnjë e më shumë studime e kanë dëshmuar një gjë të tillë.

PIPERI I ZI

'Fryti i piperit të zi është erëz termogjenike që do të thotë se ndihmon ngrohjen e trupit për të shkrirë dhjamin si dhe mundet të ofrojë ndihmë në absorbimin e nutrienteve tjera' thotë Zr Hay. Një studim nga viti 2011 I bërë në minj ka gjetur fakte se ata minj që ishin ushqyer me ushqime me shumë yndyrë, kishin humbur në peshë kur ju ishin dhënë suplemente të piperit të zi. Studimi nga 2012, publikuar te "Journal of Agricultural and food Chemistry" ka zbuluar se kjo erëz ndihmon te mbipesha, sepse bllokon formimin e qelizave të reja yndyrore.

ÇAJI I GJELBËR "MATCHA"

'Një nga shkatërruesit më të madh të yndyrave është çaji i gjelbër', thotë Zr Hay. 'Studimet e shkencëtarëve tregojnë se konsumimi i pesë gotave çaj të gjelbër në ditë mundet ta forcojë metabolizmin'. Studime të shumta kanë dëshmuar se çaji i gjelbër ofron dobi për metabolizmin. "Matcha" është version në pluhur i çajit të gjelbër, e te minjtë gjatë studime ishte dëshmuar se pos se ata kishin humbur në peshë, edhe shëndeti i tyre ishte më i mirë.

(Kosova Sot)