Bimët më efikase për pastrimin e veshkave

  • 18 July 2018 - 14:14
Bimët më efikase për pastrimin e veshkave
Image

 

1. MAJDANOZI
Majdanozi është një diuretik i fuqishëm natyror, i cili mund t'i pastrojë veshkat. Me anë të urinës së shtuar, vjen edhe deri te largimi i baktereve dhe mikrobeve të tjera nga veshkat. Efekti diuretik i majdanozit shkaktohet nga përbërësit e tij, apiol dhe miristicin. • Pini disa filxhanë çaji të majdanozit për rreth një javë, për t'i pastruar veshkat tuaja. Për ta përgatitur çajin, shtoni 1 lugë të gjellës të majdanozit të freskët, të shtypur në një enë me ujë të valë. Mbulojeni dhe prisni 5 minuta, më pas kullojeni dhe pijeni. • Këtë bimë mund ta shtoni edhe në sallata dhe ushqime të tjera. Nëse jeni shtatzënë, mos konsumoni sasi të mëdha të majdanozit
 
Image

 

2. RRËNJA E LULERADHIQES
Sipas një studimi të bërë në vitin 2009, luleradhiqja vepron si diuretik, duke shtuar edhe sasinë e urinës së prodhuar. Kështu ajo pastron veshkat dhe mëlçinë. Për t'i pastruar veshkat, mund të pini 2 filxhanë çaj të luleradhiqes, dy herë në ditë, për disa javë. Ja si mund ta përgatisni çajin: 1.Vloni 2 lugë gjelle të luleradhiqes së thatë në një kupë me ujë, për 5 minuta. 2. Largojeni enën nga zjarri, mbulojeni dhe lëreni që të qëndrojë për rreth 10 minuta. 3. Kullojeni, shtoni pak mjaltë dhe pijeni çajin.
Image

 

3. MËLLAGA E BARDHË
Edhe mëllaga e bardhë posedon veti diuretike, prandaj ndihmon në pastrimin e veshkave nga helmet e grumbulluara dhe promovon shëndetin e këtij organi të rëndësishëm çift. Mëllaga lufton edhe infeksionet në këto organe. 1. Shtoni 1 lugë gjelle rrënjë të thara të mëllagës dhe të gjetheve të saj në një filxhan me ujë të valë. 2. Mbulojeni dhe lëreni që të qëndrojë 8 deri 10 minuta, e më pas kullojeni atë. 3. Pini 2 filxhanë të këtij çaji në ditë, për një javë, me qëllim të pastrimit të veshkave tuaja.
 
Image

 


4. XHENXHEFILI
Xhenxhefili është një bimë tjetër, efikase për pastrimin e veshkave. Përpos kësaj, ai e pastron edhe mëlçinë. • Njëra ndër mënyrat më efikase për të përfituar nga vetitë pastruese të xhenxhefilit, është duke e pirë çajin e tij. Për ta përgatitur çajin, qitni 2 lugë të çajit me xhenxhefil të sapo-gërryer në ujë të valë (2 filxhanë) duke i zier për 10 minuta. Kullojeni ujin, shtoni mjaltë dhe lëng limoni, sipas shijes dhe pijeni 2 deri 3 herë në ditë. • Po ashtu, xhenxhefilin e freskët, të gërryer, mund ta qitni edhe në gjellë të ndryshme.
Image

 

5. SHAFRANI I INDISË
Edhe kjo bimë e mirënjohur ka veti pastruese, duke i pastruar veshkat, si dhe duke detoksikuar mëlçinë dhe gjakun. Ai ka edhe veti antiinflamatore, prandaj lufton infeksionet e veshkave. • Përzieni 1 lugë gjelle të lëngut të freskët të shafranit, lëngun e 1 limoni, pak biber djegës dhe pak mjaltë në një filxhan me ujë të valë. Pijeni një herë në ditë, për disa javë. • Mundeni edhe ta hani një sasi të vogël të shafranit të Indisë, apo ta shtoni atë në gjellë të ndryshme.
Image

 


6. SELINOJA Përpos që e shton urinimin, duke pastruar veshkat, selinoja po ashtu përmban përbërësit natyrorë, të cilët stimulojnë veshkat. Konsumimi i rregullt i selinos parandalon formimin e gurëve në veshka. • Pijeni një gotë lëng të selinos çdo ditë, për disa javë. • Selinon mund ta konsumoni edhe si të freskët, duke e grirë në sallata të ndryshme. 

(Kosova Sot)