Pesë ushqime që “vrasin” dëshirën seksuale
Ushqime të caktuara mund të sjellin deri te çrregullimi i ereksionit, por edhe te zvogëlimi i libidosë te femrat. "Hormoni testosteron me të madhe ndikon në dëshirën seksuale, si te meshkujt, po ashtu edhe te fermat”, shpjegon mjeku Michael Hert. Në vijim ai paraqet pesë ushqimet që pakësojnë nivelin e testosteroneve, të cilin e shndërrojnë në estrogjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Alkooli
Alkooli mund të ndikojë pozitivisht në vetëbesim, por ndikon negativisht në aftësinë seksuale. "Alkooli në fakt e zvogëlon nivelin e testosteroneve, si dhe negativisht ndikon me këtë rast në funksionimin seksual”, shpjegon mjeku amerikan.
Mielli i bardhë
Ushqimet e përpunuara dhe mielli i bardhë nuk përmban kurrfarë vlera ushqyese – prej tij hiqen të gjitha mineralet dhe vitaminat e nevojshme. Në krahasim me drithërat integrale, mielli i bardhë përmban deri ¾ më pak zink, që është i nevojshëm për funksionimin e organizmit. Konsumimi i miellit të bardhë mund të ndikojë në rezistencën në insulinë dhe eventualisht diabetin, që shton rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe çrregullime në jetën seksuale.
Panxhari
Derisa konsumimi i panxharit para ushtrimeve mund ta përmirësojë funksionimin e muskujve, kjo perime nuk është ideale për funksionimin seksual. Konsumimi i panxharit mundet ta shtojë nivelin e estrogjenit, hormon ky që negativisht ndikon tek ata, që tashmë kanë çrregullim aktual të hormoneve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Frutat e malit
Frutat e malit, si: boronica, dredhëza, mjedra dhe manaferrat, përmbajnë sasi të madhe të pesticideve që imitojnë estrogjenin dhe në këtë mënyrë negativisht ndikojnë në dëshirën seksuale.
Uji në shishe
Ekzistojnë shumë arsye pse duhet shmangur ujin në shishe, e substancat e gjetura në shishet e plastikës janë fajtori më i madh për problemet shëndetësore. Substanca e dëmshme kimike e quajtur bisfenol A, që më shumë njihet si “BPA”, mund të shkaktojë mosfunksionim seksual, ul numrin e spermatozoideve te meshkujt dhe të qelizave vezore te fermat.
(Kosova Sot)