Ilaçi më i mirë natyror kundër dhembjes së kurrizit dhe nyjave

  • 18 July 2018 - 17:18
Ilaçi më i mirë natyror kundër dhembjes së kurrizit dhe nyjave

Aftësitë shëruese të argjilës sot i pranon edhe shkenca. Dihet se argjila përmban shumë kripëra minerale dhe oligoelemente, më pas ka edhe alumin, kalium, silic, kalcium, natrium, hekur, argjend, magnez, bakër dhe plumb. Argjila ndihmon te shërimi i plagëve, eliminon helmet nga organizmi dhe e rregullon nivelin e radioaktivitetit në organizëm. Ajo ndihmon edhe te anemia, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, arterioskleroza, rënia e flokëve, etj. Nëse keni probleme me dhembje të gjunjëve dhe kurrizit, atëherë duhet ta dini se, përpos që e largon dhembjen, argjila e ka edhe aftësinë e jashtëzakonshme të përtëritjes së kërcit, prandaj ajo mund t'ju ndihmojë edhe te sëmundjet te të cilat mjekët ua preferojnë operimin, apo kur ju thonë se nuk keni shërim. Në atë rast duhet të keni durim dhe vendin e prekur ta lyeni me argjilë për disa muaj. Argjila mundet edhe të pihet. Një lugë argjile përziejeni në një gotë të qelqtë me 1,5 dl ujë të rëndomtë dhe lëreni që të qëndrojë gjatë natës. Argjila gjithmonë pihet në mëngjes, në të esëll. 

 

 

(Kosova Sot)