A e dini cilat pemë dhe perime nuk duhet t’i mbani në frigorifer?

  • 24 August 2015 - 08:16
A e dini cilat pemë dhe perime nuk duhet t’i mbani në frigorifer?

Derisa ngutemi, e herë shkaku mosdijes, gjatë stinës së verës mund të gabojmë në konsumimin e pemëve dhe perimeve.

Domatja në temperaturë të dhomës  

Shumica bëjnë gabim duke e futur domaten në frigorifer. Më shumë vlera ushqyese dhe shije të mirë nga domatja do të keni nëse e ruani në temperaturën e dhomës, pra jo në frigorifer, transmeton Kosova sot Online.

Ndajeni pataten nga qepa!  

Edhe pse të dyja ushqimet ruhen në të njëjtën mënyrë, nuk është mirë t’i përzieni bashkë. Qepa njihet si “vjedhës’ i lagështisë dhe mu për këtë arsye patatja do të fillojë të prishet. 

Mollët në plastikë

Mollët sezonale do të ekzistojnë dhe do të zgjasin me javë të tëra nëse i mbani në qese të plastikës, e më pas t’i vendosni në frigorifer.

Erëzat e freskëta  

Në qeset e plastikës i mbyllni fort erëzat e freskëta si majdanozi apo menta. Në vend se ta bëni këtë, zhytni ato në një kovë me ujë dhe ngadalë mbulojini me plastikë. Kështu ia zgjatni freskinë, së paku edhe për një javë.  (Kosova Sot)