Përse ushqimi mesdhetar është kurë për acidin refluks?

  • 20 July 2018 - 13:36
Përse ushqimi mesdhetar është kurë për acidin refluks?

Nëse i përmbaheni ushqimi mesdhetar, është po aq efektive në kontrollimin e refleksit sikurse ilaçet që ju përshkruhen milionave njerëzve për secilin vit, sugjerojnë studimet, transmeton gazeta Kosova Sot. Pacientët që parimisht kanë konsumuar mish peshku, perime dhe drithëra dhe pinin ujë alkalin, raportohet se kanë pakësuar simptomat e acidit refluks. Ilaçet neutralizojnë acidet në stomak dhe me të madhe përshkruhen nga mjekët për njerëzit me lloje të ndryshme të acideve të refluksit. Kështu, studimi i bërë thekson se ushqimi mesdhetar, që kryesisht bazohet në fruta deti dhe vaj ulliri, ndikon po aq efektiv sa edhe ilaçet kundër acidit refluks.

(Kosova Sot)