DIETA ME BOSTAN: HUMBNI 5 KILE PËR VETËM 15 DITË

  • 20 July 2018 - 15:18
DIETA ME BOSTAN: HUMBNI 5 KILE PËR VETËM 15 DITË

Vera është stinë ideale për ndryshimin e mënyrës së të ngrënit, për shkak se ekzistojnë shumë pemë dhe perime të ndryshme Njëra nga dietat më joshëse gjatë verës është dieta me bostan. Bostani ndihmon në largimin e kileve të tepërta e, nëse përcaktoheni për këtë dietë, atëherë më së miri do të ishte që t'i përmbaheni asaj deri në 13 ditë. Plani i kësaj diete përbëhet nga dy faza. Gjatë tri ditëve të para hahet vetëm bostani. Në fazën e dytë shtohen gjësende të tjera ushqimore, e bostani hahet në zamër. Faza e dytë mund të zgjasë deri në dhjetë ditë. Në fazën e dytë menyja duket kështu: për kafjall hani një enë flluska flluska të tërshërës me qumësht dhe një sasi djathë të lopës, për zamër 2-3 grisha bostan, për drekë file pule, peshk, apo mish të lopës pa dhjamë, sallatë perimesh me pak vaj ulliri e për darkë 2-3 grisha bostan.

PËRPARËSITË E KONSUMIMIT TË BOSTANIT

Bostani nuk është pemë - Perime është çdo strukturë, e cila krijohet nga pjesët e tjera të bimës. Sipas kësaj, kur themi se hamë perime, atëherë nënkuptohen gjethet e bimës, trungu i tyre, rrënjët dhe zhardhokët. Sipas këtij definicioni, del se bostani është perime. Është plot ujë - Përmban sasi tepër të mëdha të ujit, gati 92%, gjë që e bën atë perime të preferuar për shuarjen e etjes. Kombinimi - Bostani ka një indeks të lartë glikemik, prandaj te personat që janë të ndjeshëm ndaj rritjes së nivelit të sheqerit në gjak, duhet një dozë e shtuar kujdesi dhe bostani duhet të kombinohet me gjësende ushqimore me indeks të ultë glikemik, sikur që janë pemët me gëzhojë, qershitë, buka e thekur, etj. I ëmbël - Bostani mund të ndihmojë në humbjen e kileve të tepërta falë asaj se e "mashtron" ndjenjën e urisë dhe ndikon pozitivisht në sistemin e tretjes. Përpos kësaj, bostani është natyrshëm i ëmbël, gjë që mund të ndihmojë kur të na paraqitet kriza për çokollatë, apo akullore. I lehtë - Është perime ideale për mënyrën më të shëndetshme të të ushqyerit, jo vetëm për shkak të vetive të larta ushqyese dhe shijes së mrekullueshme, por edhe për faktin se ka pak kalori: një filxhan bostan përmban vetëm 49 kalori.

TË METAT E KËSAJ DIETE

Nuk u preferohet diabetikëve, e as personave me probleme urinare dhe të veshkave. Kjo dietë është shumë rigoroze, prandaj deri te humbja në peshë vjen jo vetëm për shkak të djegies së indit dhjamor, por edhe të largimit të ujit nga organizmi. Ka mundësi që të paraqitet efekti "yo-yo", gjë që dmth të rikthehen kilet e humbura, pasi që të ktheheni në regjimin e rregullt të ushqimit.  

 

(Kosova Sot)