Tri pije kundër thartirës në lukth

  • 20 July 2018 - 20:08
Tri pije kundër thartirës në lukth

Përpos me ilaçe, thartira e tepërt në lukth mund të zvogëlohet edhe me pije dhe ushqime. Ilaçi me borzilok - Në simptomat e para të rritjes së thartirës në lukth, merrni dhe përtypni gjethet e pastruara të borzilokut. Po ashtu, mund t'i zieni edhe 3-5 gjethe të borzilokut në një filxhan me ujë, më pas zvogëlojeni temperaturën dhe lëreni që të vlojë disa minuta. Këtë çaj mund ta ëmbëlsoni me mjaltë, por mos shtoni qumësht. Pija me kanellë - Kanella është një ilaç i mrekullueshëm për problemet me tretje dhe me lukth. Qiteni një lugë kanellë në një filxhan me ujë dhe nxejeni atë. Lëreni që të vlojë disa minuta, e më pas largojeni nga zjarri. Këtë çaj duhet pirë 2-3 herë në ditë. Karafili si ilaç - Kjo mëlmesë mund ta zvogëlojë sekretimin e thartirës së lukthit dhe t'i eliminojë gazrat. Thjesht, përtypni disa kokrra të karafilit gjatë ditës. Është ilaç efikas kundër thartirës së lukthit dhe erës së keqe nga goja. 

 

 

(Kosova Sot)