Ja si ta shëroni sindromën e vezoreve policistike

  • 21 July 2018 - 12:39
Ja si ta shëroni sindromën e vezoreve policistike

Sindroma e vezoreve policistike, e përcjellë me ciklin e parregullt menstrual apo me vonesa të shpeshta, mbipeshë, rënie të flokut dhe jopjellori, është problem mjekësor. Shërimi i kësaj gjendje me ilaçe natyrale përfshin disa alternativa.

MJALTË DHE KANELLË

Erëza aromatike, që zakonisht hidhet në gjellë dhe pije të ëmbla, është shumë shëruese. Shkencëtarët kanë zbuluar se si ndikon edhe te vezoret policistike dhe shëron jopjellorinë. Kanella në fakt e shton aftësinë e trupit për procedimin e glukozës dhe insulinës. Terapia nënkupton që, për çdo ditë të konsumoni kanellë pluhur bashkë me mjaltë.

NENEXHIKU DHE MIJËFLETËSHI

Këto dy bimë janë shumë të dobishme në shërimin e vezoreve policistike. Për shembull, mund të përdorni një terapi prej 40 ditë në të cilën për çdo ditë do të pini çaj nga nenexhiku dhe mijëfltëshi, në masën 2:1. Bimët i përzieni me ujë të vluar dhe lini të qëndrojë për dy orë. 

(Kosova Sot)