Lulja e parë e pranverës shëron kancerin

  • 21 July 2018 - 12:39
Lulja e parë e pranverës shëron kancerin

Lajmëtarët e parë të pranverës janë lulevjollca, që fillon të lulëzojë në muajin mars e deri në prill. Kjo lule shëron rrugët e frymëmarrjes dhe inflamacionet në zorrë. Ndikon kundër inflamacioneve, kundër dhimbjeve, ndihmon te kolla, ul temperaturën e lartë trupore. Studimet tregojnë se kjo lule parandalon rritjen e qelizave të kancerit. Ndikon edhe te dhimbja e kokës, marramendjet dhe migrena. Çaji nga kjo lule përdoret kundër kollës, grumbullimit të mukozës, astmës, bronkitit dhe inflamacioneve në mushkëri. Çaji ndihmon edhe te venat e zgjeruara. Edhe kremi nga kjo lule është melhem për plagë, Për shurup ju nevojiten: - 90 gramë gjethe të lules, - 120 gramë sheqer, - 1,5 litra ujë. Përgatitja: Gjethet e lules i vendosni në një enë dhe hidhni sipër ujin e vluar. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 24 orë. Më pas e procedoni dhe shtoni sheqerin. Në zjarr të lehtë e përzieni derisa sheqeri të jetë tretur. Porsa të vlojë, e hiqni nga zjarri dhe të mbuluar e lini të ftohet. Më pas e ruani në vend të errët. 

 

(Kosova Sot)