JA CILAT SALLATA JANË TË SHËNDETSHME

  • 21 July 2018 - 15:55
JA CILAT SALLATA JANË TË SHËNDETSHME
Kur të flitet për ushqimet e shëndetshme, mendja së pari na shkon te sallatat. Por, nuk janë të gjitha sallatat e shëndetshme. Ja përbërësit e shëndetshëm të sallatës: trangujt, selinoja, karota, lakra jeshile, sallata e gjelbër, specat. Mund të shtoni edhe: mish të bardhë të pulës, mish tuni, peshku të bardhë, apo të bardhë të vezëve. E, përbërësit e këqij të sallatave, janë: mishi i pulës së fërguar, pemët e terura, misri, tortilja. Sallata e gjelbër e përmirëson metabolizmin, e për shkak të nivelit të lartë të kaliumit, kontribuon edhe në shëndetin e veshkave dhe të zemrës, si dhe rregullon funksionimin e elektroliteve në organizëm. Në anën tjetër, trangujt janë tepër të pasur me vitamina dhe minerale. Për shkak se përmbajnë sasi të madhe të ujit (95%) ata bëjnë pjesë në ushqimet me vlerën më të ulët energjetike. 

(Kosova Sot)