ERËZA E FUQISHME QË HEQ DHIMBJEN E DHËMBIT

  • 22 July 2018 - 12:24
ERËZA E FUQISHME QË HEQ DHIMBJEN E DHËMBIT

Shpëtimin për dhimbjen e dhëmbit e gjeni në karafil, erëzën me shije të ëmbël që ofron edhe shumë veti tjera shëruese. Karafili përmban eugjenolin, anestetik e antiseptik që ndalon dhimbjen


Çfarë ju nevojitet:
-vaj karafili;
-shkopinj për vesh;
-gjysmë lugë vaj ulliri.

Përdorimi: Shpëlani mirë gojën me ujë të njelmët. Kështu e përgatisni mishin e dhëmbëve.
Përzieni disa pika vaj karafili me gjysmë lugë vaj ulliri. Pambukun e lagni në vajin e përgatitur dhe me kujdes e vendosni në dhëmbin me dhimbje. 

(Kosova Sot)