Disa këshilla për çiftet si të humbasin peshë

  • 22 July 2018 - 12:43
Disa këshilla për çiftet si të humbasin peshë

Jeta në çift ju ka bërë që të shtoni disa kilogramë? Ekspertët ju japin këshilla se si të ndihmoni partnerin tuaj të humbasë kilogramët e tepërt dhe të ushqeheni shëndetshëm

Përpiquni të hani të dy në të njëjtën kohë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë mbajtja e një regjimi është më e thjeshtë. Hani në të njëjtën kohë të njëjtat ushqime.
Përdorni pjata të vogla. Duke përdorur pjata të mëdha, ju jeni të predispozuar të konsumoni sasi më të mëdha të ushqimit, ndërsa pjatat e vogla ju japin përshtypjen se keni ngrënë shumë dhe mjaftueshëm.
Konsumoni ushqime të shëndetshme. Mjekët ju këshillojnë që të përdorni ushqime të shëndetshme dhe me ngjyra të ndryshme. Të biesh në peshë nuk do të thotë mos të ushqehesh, por të ushqehesh shëndetshëm. Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme, duke parë shumë ngjyra ju lind dëshira të konsumoni.
Aktiviteti fizik. Një regjim i mirë ushqimor nuk do të ishte i plotë pa aktivitetin fizik. Që të keni një trup të shëndetshëm dhe të bukur, këshillohet të bëni ushtrime të ndryshme së bashku me partnerin, duke ndihmuar njëri-tjetrin.
Gjumi. I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është gjumi. Ekspertët thonë se pagjumësia është ndër shkaktarët kryesorë të mbipeshës, prandaj duhet të shtriheni herët dhe të flini 7-9 orë në ditë.
Nëse ndiqni këto hapa me përpikëri, do të vëreni se si çift do të mund të humbisni peshë dhe do të jeni më të shëndetshëm.

(Kosova Sot)