Ushqimet që ruajnë shëndetin

  • 22 July 2018 - 16:35
Ushqimet që ruajnë shëndetin

Nëse nuk dëshironi që në një periudhë të caktuar të jetës në mënyrë të drejtpërdrejtë të vareni nga ilaçet për kolesterolin e lartë, duhet ta rregulloni ushqimin dhe rregullisht t'i bëni analizat e gjakut. Me përzgjedhjen e shujtave në shumicën e rasteve mund ta rregulloni nivelin e kolesetrolit të "mirë" dhe të "keq" dhe kështu në masë të madhe të pakësoni gjasat për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ju paraqesim ushqimet që ju ndihmojnë në këtë

FLLUSKAT

Flluskat janë përplot me fibra të tretshme, për të cilat dihet se e ulin nivelin e lartë të kolesterolit të keq. Preferohet që vetë ju ta përgatisni bollgurin tuaj, sepse ato të blera nuk kanë as për së afërmi fibra në krahasim me atë që e përgatisni ju vetë.

PESHQIT

Peshqit janë të pasur me aminoacidet omega3, që i ndihmojnë organizmit që të luftojë me kolesterolin e grumbulluar. Organizmi i njeriut nuk prodhon aminoacidet omega 3 dhe është e domosdoshme t'i konsumojmë përmes ushqimit ose suplementeve.

FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË

Frutat me lëvozhgë të fortë janë zamër ideale. Në to, sikurse edhe në peshk, hasim aminoacide omega 3, që e ulin nivelin e kolesetrolit të "keq" në qeliza. Disa fruta janë më të shëndetshme tepruar.

BISHTAJAT

Bishtajat ndryshe njihen edhe si "vrasëset' e kolesterolit të lartë të keq, sepse janë përplot me fibra të tretshme që e përmirësojnë dhe e nxitin tretjen dhe nxitin edhe hedhjen jashtë të materieve të dëmshme.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBRA

Të gjithë e dimë se perimet me gjethe të gjelbra janë të shëndetshme, por sidomos janë të dobishme në luftën kundër kolesterolit. Me secilën shujtë hani spinaq ose sallatë, e në tryezën tuaj le të gjenden rregullisht lakra jeshile dhe lakra. Perimet me gjethe të gjelbra janë përplot me vitamina dhe minerale.

ÇAJI

Përcaktohuni për çajin e gjelbër apo për ndonjë përzierje me çaj nga bimët të përcaktuar për ta ulur kolesterolin. Në disa bimë, si në çajin e gjelbër, hasim antioksidues që ndihmojnë organizmit tuaj që ta luftojë koleseterolin e lartë.

(Kosova Sot)