Dieta e shpejtë që për bazë ka djathin

  • 22 July 2018 - 16:36
Dieta e shpejtë që për bazë ka djathin

Dietat që për bazë kanë djathin u sugjerohen vajzave pasi t'i kenë mbushur 30 vjet, sepse djathi është i pasur me fosfor dhe kalcium, e këto substanca nevojiten për forcimin e eshtrave. Dieta nuk është rigoroze, është lehtë për ta aplikuar dhe nuk shkakton ndjenjën e urisë. Dietën me djathë nuk duhet mbajtur më gjatë se 7 ditë. MENYJA Kafjallin fillojeni me një filxhan kafe të zezë pa sheqer dhe 100 gramë djathë. Kafesë mund t'i shtoni pak ajkë ose qumësht. Në orën 10:00 lejohet të hani një vezë të zier, e në mesditë 150-200 gramë djathë. Dreka: (rreth orës 14) do të duhej të përmbajë 150 gramë djathë me pak yndyrë (9-11 për qind yndyrë). Në orën 16 konsumoni një porcion të vogël djathë (150-200 gramë). Shujtën e fundit nuk do të duhej ta konsumoni më vonë se ora 18:00, e më pas mund të pini një gotë kefir me përmbajtje të ulët me yndyrë. Siç thonë nutricistët, femrat që konsumojnë djathin për çdo ditë janë më pak të prira për të humbur flokun dhe kanë thonj dhe dhëmbë më të fortë, sepse prodhimet e qumështit përmbajnë kalcium.  

(Kosova Sot)