LARGONI GURËT E DHËMBËVE ME UTHULL TË MOLLËS

  • 23 July 2018 - 08:18
LARGONI GURËT E DHËMBËVE ME UTHULL TË MOLLËS

Gurët në dhëmbë, përpos që nuk janë të shëndetshëm, e prishin edhe estetikën, bukurinë tonë të përgjithshme. Shpesh është vështirë që të parandalohet krijimi i gurëve në dhëmbë, kështu që heqja e tyre mbetet alternativa e vetme. Tani është konstatuar se një përbërës i thjeshtë, i cili gjendet në shtëpitë e të gjithë neve, mund të jetë efikas për heqjen e këtyre gurëve. Fjala është për uthullën e mollës. Ja çka duhet të bëni: Në një filxhan qitni uthull të mollës dhe në të zhyteni brushën e dhëmbëve. Lëreni që të qëndrojë 5 minuta. Me këtë brushë, ashtu të njomë, fërkoni dhëmbët mirë e mirë dhe, sipas nevojës, gjatë fërkimit zhyteni brushën edhe një herë në filxhan. Fërkoni kështu dhëmbët 2-3 minuta. Pas kësaj, lani dhëmbët me pastën tuaj të preferuar, duke e shpëlarë gojën mirë e mirë. 


(Kosova Sot)