Infeksionet ua ulin inteligjencën

  • 23 July 2018 - 11:32
Infeksionet ua ulin inteligjencën
Një studim i ri thotë se mjafton një infeksion i thjeshtë, që ta ketë një ndikim aq të thellë në tru, saqë të vijë deri te zvogëlimi i koeficientit të inteligjencës - IQ. Shkencëtarët danezë thonë se kjo lidhje është shumë reale dhe, sa më shumë infeksione që të përjetojë një njeri, aq më i madh do të jetë dëmi që do ta pësojë truri. Ata thonë se ky dëmtim mund të zgjasë me vite. Derisa dëmtimi i trurit është parë të ndodhë pas çdo infeksioni, dëmtimi më i madh natyrisht, është parë të jetë pas infeksionit të trurit. Shkencëtarët kanë parë se njerëzit e shtrirë në spital për shkak të infeksionit, kishin një IQ për 1.76 më të ulët sesa mesatarja. Dhe, ata me pesë a më shumë infeksione, kishin një IQ për 9.44 më të ulët sesa mesatarja. Vlera mesatare e koeficientit të inteligjencës (IQ) nuk është më e lartë se 115. Është konstatuar se, sa më i rëndë që të jetë infeksioni, aq më i madh është edhe dëmi që përjeton truri. Autori i studimit, Dr. Michael Eriksen Benrós, nga Universiteti i Kopenhagës, ka thënë se infeksioni mund të ndikojë direkt, apo indirekt në tru, duke e dëmtuar atë.

(Kosova Sot)