Ushqimet, që na ndihmojnë të flemë më mirë

  • 23 July 2018 - 11:34
Ushqimet, që na ndihmojnë të flemë më mirë
Shumica prej nesh flemë sapo ta vendosim kryet në jastëk. Por, ka edhe të tillë që vuajnë nga pagjumësia. Për ta ofrojmë një zgjidhje natyrore 

QERSHITË
Qershitë përmbajnë një sati të konsiderueshme të melatoninës, substancës kimike e cila rregullon "orën biologjike" të organizmit. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore "Journal of Experimental Botany", ngrënia e një grushti qershish, sidomos të tharta, disa orë para se të biem në shtrat, na ndihmon dukshëm që të flemë më mirë. nëse nuk keni qershi të freskëta, punë kryen edhe lëngu i qershive, apo edhe qershitë e ngrira. Sipas një studimi të bërë nga universitetet e Pensilvanisë dhe Roçesterit, njerëzit me pagjumësi kronike duhet ta pinë nga një gotë lëngu të qershisë dy herë në ditë, derisa të përmirësohet gjendja e tyre.

VEZËT MIRË TË ZIERA
Nëse keni probleme me pagjumësi, atëherë kjo mund të jetë pasojë e mungesës së ushqimeve proteinike në mbrëmje. Ngrënia e vezëve mirë të ziera para se të bini në gjumë do t'ju ndihmojë që të flini gjatë tërë natës, meqë ato përmbajnë nivel të lartë të proteinave. Ky ushqim e lufton edhe kthimin e acidit të lukthit në ezofag, gjë që ndodhë shpesh gjatë natës, duke e vështirësuar gjumin. Ata që kanë problem me pagjumësi do të ishte mirë që për darkë të hanin dy grisha bukë të zezë, një vezë të zier mirë, një gotë qumësht dhe pak djathë. QUMËSHTI P o ashtu, pirja e një gote qumësht të ngrohtë para se të bini në shtrat, do t'ju ndihmojë që të flini më mirë. Qumështi përmban aminoacidin triptofan, një pararendës të serotoninës, substancë që gjendet në tru. Serotonina ndihmon që të flemë më mirë. Përpos kësaj, qumështi është i pasur edhe me kalcium, i cili rregullon prodhimin e melatoninës, për të cilën folëm më lart. Përpos qumështit, këtë efekt e kanë edhe produktet e tij, djathi dhe jogurti.

MARULJA
Marulja përmban laktukarium, substancë me veti sedative. Marulja po ashtu ka sasi të mëdha të kalciumit, si dhe të kaliumit, të cilat minerale po ashtu ndihmojnë një gjumë kualitativ. Thuhet se marulja po ashtu është efikase edhe për luftimin e ankthit, dhembjes së kokës, apo të nyjave, dhembje që shpesh e pengojnë gjumin. Përpos si sallatë, ju mund të përgatitni edhe çajin e marules, duke përvëluar gjethet e marules dhe duke pritur derisa të ftohet paksa uji.

BANANET \
Bananet përmbajnë relaksues natyrorë të muskujve, magnez dhe kalium, të cilët ndihmojnë në kualitetin e gjumit. Kjo pemë po ashtu është edhe burim i mirë i vitaminës B6, e cila po ashtu është e rëndësishme për prodhimin e melatoninës. 1. Përziejeni një banane të shtypur me një gotë qumësht. 2. Pijeni të paktën një orë para se të bini në gjumë.

ÇAJI I BIMËVE
Për të fjetur më mirë, evitoni kafeinën dhe pijet alkoolike në mbrëmje. Por, një gotë çaji të bimëve mund ta pini, me qëllim që të flini më mirë. Çaji i gjelbër, pa kafeinë, si dhe çaji i kamomilit janë opsionet më të mira për këtë qëllim. Çaji i kamomilit përmban substanca kimike të cilat i relaksojnë nervat dhe muskujt, gjë që është parakusht për një gjumë të mirë. Kurse çaji i gjelbër përmban teaninë, substancë e cila po ashtu e ndihmon gjumin. 

(Kosova Sot)